Lajme

Varroset 23-vjeçari që u vra mbrëmë në Klinë, mijëra qytetarë morën pjesë në varrim

04/29/2022 19:44
nga:Astrit Gashi

Me mijëra qytetarë morën pjesë në varrimin Fazli Hoxhës, 23 vjeçar, i cili u vra mbrëmë në Klinë.

Ai u vra në afërsi të një pranë një restoranti, ku, sipas mediave, kishte qenë duke ngrënë iftar me familjen e tij. Fazli Hoxha, kishte lindur në vitin 1999, pak muaj pasi babai iu vra nga forcat serbe dhe u pagëzua me emrin e të atit.

Ai dje nuk arriti t’i shpëtojë plagëve dhe sapo u dërgua në spital, mjeku njoftoi se kishte vdekur.

Sipas portalit lokal klina.info, në varrimin e 23-vjeçarit morën pjesë mijëra qytetarë.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy vëllëzërit e tij, të cilët pas marrjes së trajtimit kanë refuzuar të qëndrojnë në spital dhe janë larguar për në shtëpi.