Sporti

Pep Guardiola pyetet për çmimin e fituar nga Salah, ka një përgjigje ironike

04/29/2022 18:01
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, u tall kur u pyet për çmimin e futbollistit të vitit që gazetarët sportivë ia dhanë sulmuesit të Liverpool-it, Mohamed Salah.

“Urime Salah”, filloi ai duke thënë. Nëse ishte i zhgënjyer që çmimi nuk iu dha një lojtari të Manchester City-t, ai shtoi: “Nuk isha në garë”, përcjell GazetaBlic Sport.

“Klopp (trajneri i Liverpool-it) tha se ai ka portierin më të mirë, portierin e dytë më të mirë, qendërmbrojtësin më të mirë, mesfushorin më të mirë, sulmuesin më të mirë… kështu që është normale që ata të fitojnë të gjitha çmimet”, përfundoi ai.