Ish-kampioni i Wimbledon, Boris Becker, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg për fshehjen e aseteve dhe kredive me vlerë 2.5 milionë funte për të shmangur pagesën e borxheve.
54-vjeçari gjashtë herë kampioni i Grand Slam-it u shpall fajtor për katër akuza, përcjell GazetaBlic Sport.
Çështja u përqëndrua në falimentimin e Becker në qershor 2017, si rezultat i një kredie të papaguar prej më shumë se 3 milion £ në pronën e tij luksoze në Mallorca, Spanjë.
Gjyqtarja Deborah Taylor tha se ai nuk kishte treguar pendim apo pranim të fajit.
Në fillim të këtij muaji, pas rreth dy javësh dëgjim të provave, juristët e gjetën Beckerin fajtor për heqjen e pronës, dy akuza për moszbulim të pasurisë dhe fshehje të borxhit.
Ata e liruan atë për 20 akuza të tjera, duke përfshirë nëntë akuza për mosdorëzimin e trofeve dhe medaljeve të tij të tenisit, duke përfshirë dy nga “Wimbledon”.
/GazetaBlic Sport/


