Lajme

Sipas të përjavshmës gjermane, Focus: Njësitë e NATO-s po “operojnë” në Ukrainë

04/29/2022 16:30
nga:Astrit Gashi

Njësitë elitare ushtarake të NATO-s po mbështesin Ukrainën në luftën kundër ushtrisë ruse, pohon revista gjermane “Focus”, përcjellë GazetaBlic.

Specialistët nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara po trajnojnë ushtarët ukrainas, ndër të tjera, për të përdorur 3600 armë moderne antitank.

Ata i stërvitin edhe për sabotim dhe me ta po praktikojnë edhe teknika luftarake guerile.

Britanikët janë më të numërt në ekipin për stërvitjen e ukrainasve me më shumë se 100 ushtarë elitë të njësisë speciale SAS.

Këta ushtarë janë fshehur në Ukrainë që nga viti 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë.

Ata po trajnojnë ushtrinë profesionale ukrainase dhe vullnetarë. Gjithashtu në Ukrainë janë anëtarë të njësisë speciale detare britanike SBS, dhe skautët specialë të njësisë SRR.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar gjithashtu forcat e tyre speciale në Ukrainë, Beretat e Gjelbra që po stërvisin ukrainasit për luftime urbane.

Komanda Evropiane në Shtutgart është përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve të forcave speciale amerikane.

Gjithashtu, ushtarët e elitës britanike dhe amerikane kanë një detyrë të veçantë, për të cilën janë të ngarkuara njësitë e stacionuara në Lituani, dhe ajo është evakuimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nëse është e nevojshme.