Sporti

Klopp: Nuk ka vend më të përsosur për mua sesa Liverpooli, ishte vendimi i duhur – të gjithë jemi të lumtur

04/29/2022 15:46
nga:E K

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka dje rinovuar kontratën me klubin anglez.

Gjermani ka vazhduar kontratën e tij aktuale dhe do jetë i pranishëm në Anfield deri në vitin 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

Klopp pas rinovimit të kontratës u shpreh se Liver`pooli është vendi perfekt për ta vazhduar karrierën e tij.

“Ne të gjithë jemi në një humor shumë pozitiv si familje, trajnerët po ashtu, të gjithë jemi të lumtur. Është një vendim i shkëlqyer edhe për ne, kështu që na pëlqen shumë të jemi këtu. Ne duam të ndihmojmë klubin sa të mundemi.
Për mua, Liverpooli është vendi i përsosur për të punuar. Ka klube të tjera të mira, por për mua Liverpooli është vendi perfekt”, deklaroi Jurgen Klopp.