Showtime

Vrasja e 23-vjeçarit në Klinë, reagon reperi Gold AG

04/29/2022 13:44
nga:Genita C

Arian Agushi ka reaguar lidhur me vrasjen e cila ka ndodhur mbrëmë në Klinë ku ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar dhe janë plagosur dy të tjerë.

Reperi, ka reaguar përmes një postimi në Instastory.

“Me çu njerin prej iftarit e me vra nuk m‘ka bo vaki najher me ndi. Cili do që të jetë motivi osht jasht çdo norme njerëzore. Ngushëllime familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën këtë djalë dëshmori, e ata që e vranë e marshin dënimin e merituar në të dy botët”, shkroi ai.

“Këtë djal paska kush e pret në botën tjetër, baba dëshmorë.Po juve që e vratë a ka kush që ju pret? TMERR”.