Sporti

Ancelotti i kundërpërgjigjet Pochettinos për Mbappen: Nganjëherë trajnerët nuk e thonë të vërtetën

04/29/2022 13:46
nga:E K

E ardhmja e Kylian Mbappes ende mbetet e paqartë.

Trajneri i PSG, Pochettino deklaroi se Mbappe do të qëndronte 100% në PSG vetëm pak ditë më parë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Ancelotti i është kundërpërgjigjur homologut të tij duke thënë se nganjëherë trajnerët nuk e thonë të vërtetën.

“Pochettino tha se Mbappe do qëndrojë 100% në PSG. Më duhet të ju them që nganjëherë trajnerët nuk e thonë të vërtetën“, deklaroi Ancelotti.

/GazetaBlic Sport/