“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 20:00 në televizionin Kanal10 transmeton një dokumentar për fshatin Cerajë të Leposaviqit.
Në këtë dokumentar pasqyrohet jeta që e bëjnë gjashtë familje shqiptare në fshatin e fundit Verior.
Banorët kanë rrëfyer për sfidat e të jetuarit në Cerajë dhe pretendimet e vazhdueshme të serbëve për debimin e e tyre nga ky fshat, si dhe marrjen e pronave të tyre.
Rruga e cila të çon në fshatin Cerajë i cili ndodhet rreth 72Km nga Prishtina, është e mbushur me flamuj serb dhe simbole nacionaliste. Ndërkohë që të njëjten nuk u mund ta bëjnë edhe banorët shqiptarë. Atyre nuk u lejohet vendosja e flamurit të Kosovës, pasi që konsiderohet provokim ndaj banorëve serbë. Kësisoj ata detyrohen të pajtohen me një realitet të ri, jashtë vullnetit të tyre.
- Por çfarë i mbanë këta pak banorë shqiptarë në fshatin Cerajë?
- Cili është rreziku që i kanoset vendit me shpërnguljen e tyre nga ajo pjesë?
- Si e bëjnë gjumin natën këta banorë duke qenë fqinjë me serbët?
- Pse janë të zhgënjyer me qeveritë e deri tanishme që e kanë udhëhequr shtetin e Kosovës?
- Kush kishte marrë mbi 1 milion euro për asfaltimin e rrugës së këtij fshati, projekt ky që nuk është realizuar kurrë?
Për këto dhe shumë çështje tjera do të mund të merrni përgjigje sonte nga ora 20:00 në Kanal10 dhe në Gazeta Blic.