Sporti

Ermal Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës

04/29/2022 11:08
nga:E K

“YLLI I JAVËS” për xhiron e 31-të në BKTSuperligë është shpallur futbollisti i Ballkanit , Ermal Krasniqi.

Krasniqi shënoi golin e fitores në derbin ndaj Dritës në minutën 90+5 të takimit, për të vendosur epilogun final 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo është hera e tretë që Ermal Krasniqi shpallet lojtari më i mirë në Superligën e Kosovës.

/GazetaBlic Sport.