Sporti

Distria Krasniqi kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian

04/29/2022 10:33
nga:E K

Xhudistja kosovare ka arritur të kaloi në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Distria arriti ta mposhtë me IPPON në raundin e dytë xhudisten bullgare, Gabriela Dimitrova, shkruan GazetaBlic Sport.

Në çerekfinale ajo do të ketë punë tejet të vështirë ku do të përballet me Amandine Buchard, e cila e fitoi medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike.

/GazetaBlic Sport/