Sporti

Rangnick flet për të ardhmen e Ronaldos: Ai ende mund ta ndihmojë ekipin, por vendimi i takon trajnerit të ri

04/29/2022 11:43
nga:E K

Manchester United luajti baras dje me Chelsean.

Ronaldo ishte “shpëtimtari” i United që barazoi shifrat për të marrë një pikë në Old Trafford, aty ku “Djajtë e Kuq” fillimisht ishin në disavantazh ndaj Chelseat me golin e Alonsos, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshje, trajneri tashmë i konfirmuar që do largohet në fund të sezonit, Ralf Rangnick ka folur për të ardhmen e portugezit.

“Nëse ai luan si dje, ai ende mund të jetë një ndihmë e madhe për këtë ekip. Është në dorën e ten Hag dhe Ronaldos për të vendosur për të ardhmen, por performanca e tij ishte e shkëlqyer”, tha Rangnick.