Sporti

Griezmann nuk do rikthimin te Barcelona – dëshiron të qëndrojë te Atletico Madrid

04/29/2022 08:51
nga:E K

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann duket të jetë i lumtur te Atletico Madrid.

Griezmann ka shprehur dëshirën që të qëndrojë edhe më tutje te ekipi nga kryeqyteti spanjoll, shkruan GazetaBlic Sport.

31 veçari është i huazuar nga Barcelona në Atletico Madrid deri në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Atletico Madrid ka mundësinë që ta blejë kartonin e tij për 40 milionë euro.

Këtë sezon me ‘Rojiblancos’ francezi ka 34 paraqitje, ku ka shënuar tetë gola dhe dhuruar pesë asistime gjithsej.

/GazetaBlic Sport.