Lajme

Pacolli: Sapo bisedova me Abazoviqin në telefon, e urova për postin e ri

04/28/2022 21:22
nga:Astrit Gashi

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar se ka biseduar në telefon me kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të cilit ia ka uruar postin e ri.

Pacolli tha se Abazoviqit i uroi sukses dhe punë të mbarë nga Kosova, duke shtuar se ndjehet krenar me të.

“E uroj nga zemra Kryeministrin e sapo të votuar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Është një ngjarje historike për çdo shqiptarë, në veçanti atyre të shtetit tonë fqinj….Sapo përfundova bisedën telefonike me Kryeministrin e ri. Nga Kosova i urova sukses dhe punë të mbarë. Krenohemi me të!”, shkroi Pacolli në Facebook.