Me anë të një statusi në Facebook, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se është takuar me liderin e shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer.
Presidentja njoftoi se me Schumerin kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar në kohën kur bashkimi i demokracive anekënd botës në betejën kundër autokracive po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.
“E falënderova senatorin Schumer për kontributin e tij të deritashëm duke potencuar rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes amerikane për Kosovën në këtë kohë sfiduese për kontinentin tonë”, shkroi Osmani.


