Lajme

Abdixhiku: Zgjedhja e Dritan Abazoviqit si Kryeministër i Malit të Zi, arritje historike për shqiptarët në rajon

04/28/2022 21:06
nga:Astrit Gashi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Dritan Abazoviqin pas zgjedhjes së tij për Kryeministër të ri të Malit të Zi, duke e cilësuar këtë jo vetëm si një arritje historike për shqiptarët në rajon, por edhe si rikonfirmim të stabilitetit rajonal dhe orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj.

“Në emër timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunikim telefonik pak çaste më parë, Dritanit i kam uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme për të e vet Malin e Zi. Uroj që vizioni i tij, dhe i joni bashkarisht, të sjellë progres të përbashkët rajonal e avancim të intereseve të dy shteteve në familjen euroatlantike”, ka shkruar Abdixhiku.