Lajme

Sarrazini takohet me Lajcakun në Bruksel, bisedojnë për Ballkanin Perëndimor

04/28/2022 19:48
nga:Astrit Gashi

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka mbajtur sot një takim në Bruksel me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Për takimin ka njoftuar Lajçak me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.

Ai tha se temë diskutimi kishin Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen evropiane.

“Mirë se vini në Bruksel, Manuel Sarrazin. Jam i lumtur që u takuam personalisht dhe diskutuam për Ballkanin Perëndimor dhe të ardhmen e tyre evropiane. Po e mirëpres bashkëpunimin e ngushtë mes nesh”, ka shkruar Lajçak.

Kjo është hera e parë që të dy emisarët janë takuar ndërmjet vete, që prej emërimit të Sarrazinit nga Bundestagu në pozitën aktuale.