Ballkani fitoi me dramë ndaj Dritës 3-2.
Autogoli i Ilir Blakçorit dhe goli i Nazmi Gripshit i dhanë epërsinë solide skuadrës së Ilir Dajës, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita shënoi me anë të Kryeziut në minutën e 78’të të takimit,kurse krejt në fund në minutën e 89’të Ardit Tahiri realizon me kokë pas asistimit të Përparim Islamit.
Krejt në fund kur u mendua se derbi po përfundon me barazim, Ermal Krasniqi mendoi ndryshe duke shënuar në minutën 90+5 të ndeshjes për t’i ndalur 3 pikë në shtëpi.
“U munduam të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj një kundërshtari të fortë si Ballkani që ka bërë ndeshja shumë të mirë kundër gjitha skuadrave dhe është me meritë në pozitën e parë”, u shpreh Nuhiu.
“Dua ta uroj për titullin edhe pse i duhet edhe pak për ta fituar. Nuk ka qenë ndeshja jonë më e mirë, por mendoj se në pjesën e parë luajtëm mirë. Në përgjithësi ishte një ndeshje e hapur me shumë gola dhe shpresoj që tifozët të jenë kënaqur”, tha Nuhiu pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport/


