Lajme

Jahja Kokaj i quan “supë kozmike” komentet që po bëhen në Kuvend

04/28/2022 18:21
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj është shprehur i nervozuar se në Kuvendin e Kosovës, ku po diskutohet për krijimin e një komisioni hetimor për rrymën, po bëhen komente të cilat s’kanë kurrfarë lidhshmërie njëra me tretrën.

Deputet Kokaj e quajti ‘supë kozmike’ komentet që sipas tij nuk kanë kurrfarë korelacioni me temën.

“Kryetar më duket që pas 6-7 orësh diskutime të tilla, duhet ta rezervojë të drejtën që një ditë të flasë çfarëdo teme të jetë ajo, unë do të flasë atë që e kam ndërmend, që s’ka kurrfarë korelacioni me temën dhe s’mundesh me ma ndërpre përarsye se sot ka shku qysh ka shku kjo situatë.”

“Prandaj, ne në kozmologji e quajmë supë kozmike apo kaçamak apo karashak”

“Prandaj, tema konkrete është formimi i një Komisioni dhe ma merr mendja që ky formim i komisionit ka mund të bëhet brenda 10 minutave. Fundi i fundit para formimit të Komisionit nuk mund të flitet edhe për problematikat të cilat do t’i trajtotjë ai Komision e jo tash ashtu. Andaj, meqë u hap e u zgjerua me komente arbitrale të cilat s’kanë kurrfarë lidhshmërie njëra me tretrën atherë gjenerohen edhe ato kontakte të shkurtëra”, tha Kokaj.