Sporti

Klopp zbulon arsyen “kryesore” të rinovimit me Liverpool: Gruaja dëshironte të qëndronim, si bashkëshort i mirë iu binda asaj

04/28/2022 18:25
nga:E K

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka rinovuar kontratën me klubin anglez.

Gjermani ka vazhduar kontratën e tij aktuale dhe do jetë i pranishëm në Anfield deri në vitin 2026, shkruan GazetaBlic Sport.

Klopp pas rinovimit të kontratës, ka zbuluar arsyen “kryesore” të rinovimit të kontratës së tij.

Gjermani tha se ashtu sikurse ai edhe gruaja e tij Ulla dëshironte të qëndronin në Liverpool, madje me shaka tha se si një bashkëshort i mirë iu bind asaj.

Ulla (gruaja) dëshironte të qëndrojmë akoma, dhe unë si një bashkëshort i mirë iu binda asaj. Jam me fat që jam këtu, të dy e dashurojmë jetesën në Liverpool.

/GazetaBlic Sport.