Sporti

Ballkani fiton me dramë ndaj Dritës , Llapi nuk lë vend për befasi ndaj Malishevës

04/28/2022 16:59
nga:E K

Kanë përfunduar dy takimet e ditës së sotme të Superligës së Kosovës.

Ballkani fitoi me dramë ndaj Dritës 3-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Autogoli i Ilir Blakçorit dhe goli i Nazmi Gripshit i dhanë epërsinë solide skuadrës së Ilir Dajës.

Drita shënoi me anë të Kryeziut në minutën e 78’të të takimit,kurse krejt në fund në minutën e 89’të Ardit Tahiri realizon me kokë pas asistimit të Përparim Islamit.

Krejt në fund kur u mendua se derbi po përfundon me barazim, Ermal Krasniqi mendoi ndryshe duke shënuar në minutën 90+5 të ndeshjes për t’i ndalur 3 pikë në shtëpi

Në anën tjetër Llapi nuk la vend për befasi duke e mposhtur minimalisht Malishevën me rezultat 0-2.

Goli i parë në këtë takim u shënuar nga Arbnor Ramadani në minutën e 56’të të takimit, kurse për të vulosur fitoren e skuadrës së Batatinës realizoi, Adem Maliqi në minutën e 90+2 të takimit.

/GazetaBlic Sport/