Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, ka folur për raportimet se nga sot do të rritet sërish çmimi i derivateve në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.
Berjani ka thënë për GazetaBlic se aktualisht nuk ka rritje dhe çmimet deri në këtë moment vazhdojnë të jenë të njëjta si gjatë ditës së djeshme.
“Çmimet e derivateve sot në Kosovë janë, Dizelli 1.63 cent dhe Benzina 1.42 cent”, tha ai

I pyetur se do të ketë apo jo lëvizje të çmimeve ditëve në vijim, Berjani u shpreh se çmimet në import janë rritur dhe këtë e përcaktojnë importuesit.
“Çmimin e përcaktojnë importuesit, ku këtë javë me vendimin e qeverisë ju mundsohet të fitojnë 4% që i bie 6 cent”, përfundoi Berjani.


