Lajme

Tahiri reagon përsëri për sharjen në Kuvend: S’ishte për ndonjë deputet në veçanti dhe s’kishte qëllim fyerjen

04/28/2022 13:59
nga:Genita C

Deputeti nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, ka kërkuar sërish falje pasi gjatë seancës së sotme shau me robë deputetët e opozitës.

Ka thënë se “reagimi verbal” s’ishte drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe se s’kishte për qëllim fyerjen e askujt.

“Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar”, ka shkruar Tahiri.