Sporti

Pochettino: Unë dhe Mbappe do të qëndrojmë 100% në PSG

04/28/2022 13:35
nga:Mergim Rreci

Trajneri i PSG’së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se do të qëndrojë tek skuadra franceze.

Pochettino nuk kishte një sezon edhe aq të mirë, me ekipin e mbushur me yje që nuk arriti suksesin e pritshëm në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Pochettino ka konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës edhe për sezonin tjetër.

Por, ai madje tha se edhe Kylian Mbappe nuk do të largohet, dhe se është 100% i bindur për këtë gjë.

“Momentalisht mund të ju konfirmoj, unë do të qëndroj 100%, dhe e njëjta gjë vlen edhe për Kylian Mbappe”, tha ai.