Lajme

Gashi – Kusari-Lilës: Çka po ndodhë sot, pushteti mundohet me e mbytë një kërkesë të opozitës

04/28/2022 12:29
nga:N M

Arben Gashi shef i grupit parlamentar të LDK-së, duke folur për komisionin hetimor për energji ka thënë se ajo që propozoi deputeti Shala është e drejtë, e ligjshme dhe kushtetuese, ndërsa ajo që propozoi kryetarja e VV-së është e papranueshme.

Sipas tij, në asnjë komision hetimor që është formuar në Kosovë nuk është ndryshuar fusha e hetimit.

“Kjo nuk do të ndodhë. 40 deputetë nënshkrues kanë të drejtë kushtetuese me formua këtë komision dhe ai do të formohet dhe kur. Kur të edukoheni ju”, ka thënë ai.

Ai ka deklaruar propozimi i opozitës për këtë komision nuk mund të ndryshohet.

“Çka po ndodhë sot, Pushtetit mundohet me e mbyt një kërkesë të opozitës”, është shprehur ai.

Kusari-Lila: E votojmë komisionin hetimor edhe me propozimet tona, jo vetëm të opozitës