Lajme

Jep dorëheqje asamblisti i LDK-së në Prishtinë

04/28/2022 11:09
nga:Genita C

Kuvendi Komunal i Prishtinës është duke mbajtur mbledhjen e radhës .

Kryesuesi Fehmi Kupina në mbledhje ka njoftuar se asamblisti nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu ka dhënë dorëheqje nga posti për “arsyeje personale”.

Në vend të Aliut, anëtar i Kuvendit Komunal u bë Driton Rukiqi i cili edhe bëri betimin në Kuvend Komunal të Prishtinës.