Veterani i West Ham, Mark Noble ka këmbëngulur se edhe nëse klubi fiton Europa League, ai nuk do të ndryshojë vendimin e tij për t’u pensionuar në fund të sezonit.
‘Hammers’ përballen me skuadrën gjermane Eintracht Frankfurt në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale sonte nga ora 21:00, përcjell GazetaBlic Sport.
Noble ka bërë 564 paraqitje për klubin dhe pranon se do të ishte një ëndërr e realizuar që më në fund të ngrinte një trofe të madh me ekipin e tij të zemrës.
“Duke fituar Europa League dhe duke ngritur trofeun, a do të kthehesha? Jo. Dhe kjo është përgjigja ime e sinqertë. Do të pensionohem dhe do të ishte e veçantë – që ta bëjë këtë duke fituar këtë titull”, tha ai në konferencë për shtyp.
“Unë i kam dhënë jetën time këtij klubi që nga mosha 11 vjeçare – në kohët e mira dhe të këqija. Ka pasur disa kohë të vështira, por i vetmi njeri për 18 apo 19 vitet e fundit kam qenë unë, kështu që jam krenar për këtë. Unë kam luajtur me lojtarë të ndryshëm, por mendoj se fitorja e kompeticionit do të ndryshonte jetën për të gjithë këta lojtarë, jo vetëm për veten time”, vazhdoi ai.
“Gjithashtu, do të ishte një shpagim vërtet i mirë për tifozët – të cilët pavarësisht se nuk kemi fituar diçka viteve të fundit ata na mbështesin gjithmonë. Kemi pasur disa momente të vështira, por këto janë momente të mira dhe ju duhet t’i shijojmë ato”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport
"Winning the Europa League would be life changing for all these players." ?️
Mark Noble's West Ham dare to dream of European glory as Frankfurt come to the London Stadium under the lights tonight. ⚒️ pic.twitter.com/A84kJVW9lI
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) April 28, 2022


