Deputeti i LDK – së, Besian Mustafa sot në Kuvend ka kritikuar e akuzuar Vetëvendosjen për mbrojtjen e ambasadorit Martin Berishaj që po dyshohet për skandalin financiar.
“Respekt për deputetin e VV-së Anan Rrustermi që më dëgjon me vëmendje. Hajna të korruptuar, mashtrues, rrenca. Sot për ministra e ambasadorë dyshohen. Mjafton një deklaratë se ne u besojmë atyre. Pikë. Sot ambasadori është epiqendra e skandalit në një shtet të Evropës. Përderisa qyterarëve u ndahet një muaj 100 euro, një njeri i ngushtë i VV-së flitej për përfitime të qindra mijëra eurosh. Shitja e rrymës”, tha ai.
“Është e qartë pse ministri i Financave nuk guxon të qesë listat se ku kanë shkuar ato 100 milionë euro për energji”, tha ai
Opozita kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj: Qeveria e Presidenca nuk janë gjykatës e prokurorë


