Sporti

Gjesti që nuk i pëlqeu tifozëve të Interit, Handanovic injoron keq Radun pas ndeshjes me Bolognan

04/28/2022 10:35
nga:L J

Skuadra e Interit bie në Bologna. Pas katër fitoreve radhazi në kampionat, Interi u mposht në Dall’Ara në ndeshjen e mbetur të xhiros së 20-të dhe tani fati është kthyer në duart e Milanit, të cilit i nevojiten vetëm 10 pikë nga 12 për t’u rikthyer për të fituar titullin.

Milan ka dy pikë më shumë, por kuqezinjtë kanë edhe ndeshjet direkte në favor, përcjell GazetaBlic Sport.

Ionut Radu, portieri i Interit ishte i zhgënjyer nga gabimi që i dha fitoren Bolognas, shpërtheu në lot i dëshpëruar pas duelit. Ai është i vetëdijshëm se sa mund të kushtojë gabimi i tij për sezonin e Interit dhe nuk mund t’i japë vetes qetësi.

Mirëpo, është diskutuar edhe reagimi i kapitenit të Interit, Samir Handanoviç: numri një i Nerazzurrëve, i cili i la rrugë portierit për shkak të një problemi në bark, as që e kthen shikimin drejt bashkëlojtarit të tij, i cili qan – ndërsa Correa, Cordaz dhe Dumfries përpiqen të ngushëllojnë Radu.

Ky reagim i Handanovicit, i cili as nuk e përkrahi shokun e tij, ka ngjallur reagime aspak të mira në rrjetet sociale.

/GazetaBlic Sport.