Sot zhvillohen dy ndeshjet gjysmëfinale në Europa League.
West Ham United dhe Eintracht Frankfurt përballen në “London Stadium”, në atë që pritet të jetë një ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.
Të dy skuadrat kanë treguar një paraqitje fantastike deri më tash në Europa League, me skuadrën gjermane që madje eliminoi edhe Barcelonën.
Leipzigi dhe Rangers takohen në “Red Bull Arena”, në ndeshjen tjetër. Skuadra gjermane eliminoi Atalantan në xhiron e kaluar, kurse Rangers triumfoi pas dy ndeshjeve ndaj Bragas.
Të dy takimet zhvillohen në ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


