Lajme

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, 6 persona të lënduar

04/28/2022 09:00
nga:Q R

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të ndodhur sot në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

Lajmin e ka konfirmuar për GazetaBlic, Avni Zahti, zëdhënës në policinë e Mitrovicës.

“Një aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 08:00, në rrugë nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmenti rrugor në fshatin Pestovë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, tha Zahiti.

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura.