Lajme

Sot do kemi mot me vranësira dhe shi

04/28/2022 07:00
nga:Q R

Sot mbi vendin tonë vranësirat do të dendësohen, duke përfshirë gjithë territorin e Kosovës.

Parashihen reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të jenë mes 13-17 gradë Celsius.