Interi ka bërë një hap mbrapa në luftën për titull.
“Neruazzurët” janë mposhtur me rezultat 2 me 1 nga Bologna, shkruan GazetaBlic Sport.
Me rezultatin 1-1 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, zikaltërit u shokuan teksa pësuan golin e dytë të cilën nuk mundën ta barazonin.
Sansone përfitoi në maksimum nga gafa e portierit Radu, një gafë e cila ishte për të vënë duart në kokë dhe që mund t’i kushtojë shumë Interit në këtë sezon.
Tashmë, Inter e sheh veten dy pikë larg Milanit kryesues dhe gara e titullit nuk është më në duart e tyre.
Ky është kalendari i dy skuadrave deri në fund të sezonit.
MILAN (74 pikë)
Java 35 – Milan-Fiorentina
Java 36 – Hellas Verona-Milan
Java 37 – Milan-Atalanta
Java 38 – Sassuolo-Milan
INTER (72 pikë)
Java 35 – Udinese-Inter
Java 36 – Inter-Empoli
Java 37 – Cagliari-Inter
java 38 – Inter-Sampdoria


