Sporti

Michael Owen: Liverpooli të turpëron, një skuadër që nuk ka mëshirë

04/27/2022 23:30
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Villarrealit.

Skuadra angleze ka triumfuar me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje shumë më e mirë e skuadrës së Jurgen Klopp, paraqitje kjo që rezultoi edhe me golat e shënuar.

Pas ndeshjes ka folur edhe ish lojtari i Liverpoolit Michael Owen ku e ka përshkruan skuadrën e Klopp si shkatërruese.

“Ky ishte dominim total. Është skuadra më e mirë që kam parë ndonjëherë me fanellën e kuqe. Ata të turpërojnë. Villareali duhet të mendojë “çfarë na ka goditur?” Është e pamundur të ndalosh këtë presion të pabesueshëm. Ata janë të pamëshirshëm”, tha ai.