Sporti

Henderson: E dinim se sa e vështirë do të ishte kjo ndeshje, shkojmë për fitore edhe në takimin e dytë

04/27/2022 23:16
nga:Mergim Rreci

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson është prononcuar pas ndeshjes.

Ai tha se dinin se do ta kishin të vështirë, por se janë të lumtur me rezultatin e arritur në takim e parë, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ata janë një ekip shumë i organizuar dhe ne e dinim se do ta kishim të vështirë. Ishte e rëndësishme që ne të vazhdonim dhe të besonim se përfundimisht do t’i mposhtnim. E bëmë këtë me dy gola të mirë. Shkojmë në ndeshjen e dytë me energjinë e njëjtjë”, tha ai.