Ka përfunduar gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Villarrealit.
Skuadra angleze ka triumfuar me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një paraqitje shumë më e mirë e skuadrës së Jurgen Klopp, paraqitje kjo që rezultoi edhe me golat e shënuar.
Estupinan e dërgoi gabimisht topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin Liverpoolit, në minutën e 53-të.
Dy minuta më pas, Mane shënoi për rezultatin përfundimtar të kësaj sfide,
Liverpooli tashmë ka avantazhin e madh nga ndeshja e parë, por mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e dytë të kthimit.
/GazetaBlic Sport/


