Lajme

Kurti: Albright ka bërë shumë për popullin dhe lirinë tonë

04/27/2022 22:38
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili aktualisht po qëndron në Washington, tha se sot i dhamë lamtumirën e fundit, Madeleine Albright, ish-sekretares amerikane.

Kurti, në një postim në Twitter, tregoi se mori pjesë në ceremoninë mortore të Albright, e cila vdiq më 23 mars të këtij viti.

Shefi i qeverisë tha se Albright ka bërë shumë për popullin dhe lirinë tonë.

“Së bashku me presidenten Vjosa Osmani mora pjesë në funeralin e Madeleine Albright në Katedralen Kombëtare në Uashington DC. I dhamë lamtumirën e fundit një personi që ka bërë shumë për popullin tonë, për lirinë tonë dhe për paqen”, shkroi Kurti në Twitter.