Lajme

Administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë e denoncoi për sulm zyrtarin e Gjykatës

04/27/2022 21:43
nga:Astrit Gashi

Administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Shaban Gërxhaliu e ka denoncuar sot në polici për sulm zyrtarin e kësaj gjykate, Blerim Brahimi.

Brahimi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht Gërxhaliun, për çka intervenoi edhe Policia.

Siç mëson Sinjali nga burimet, zyrtarët policorë në Pallatin e Drejtësisë e kanë shoqëruar të dyshuarin Brahimi në zyrat e kësaj njësie.

Ndërkohë që janë njoftuar edhe njësitë tjera policore, të cilat po merren me rastin.