Lajme

Kurti e Osmani takim me Jahjagen në SHBA

04/27/2022 20:27
nga:Astrit Gashi

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është duke marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright.

Jahjaga ka postuar disa fotografi nga kjo ceremoni, ku pjesë ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndër tjerash ish-presidentja ka shpërndarë një fotografi nga një takim që ka pasur me Kurtin dhe Osmanin në këtë ceremoni.

“Karakteri i saj luftarak dhe angazhimi për liri, demokraci dhe të drejtat e njeriut e bënë atë lidere të madhe, ndërsa shpirti i saj fisnik e human e bëri edhe njeri të madh.

Ndihem krenare që në Katedralen e Washingtonit, busti dhe vizita e Sekretares në vitin 2019 në Kosovë, të cilat u realizuan me inciativën time për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, e dëshmuan këtë lidhje mes popullit të Kosovës dhe Sekretares Albright.

E nderuam siç e meritonte”, shkroi Jahjaga.

Ajo tha se Kosova dhe populli i saj do të jenë përjetësisht falënderues për rolin e saj.