Lajme

Arkivoli i Sekretares Albright arrin në Katedralen Kombëtare në Washington

04/27/2022 17:56
nga:Astrit Gashi

Në Katedralen Kombëtare në Washington DC ka arritur arkivoli i ish-Sekretares së parë grua në historinë e Amerikës, Madeleine Albright.

Në ceremoni po marrin pjesë presidenti aktual Joe Biden dhe ish presidentët Bill Clinton dhe Barack Obama.

Në këtë ceremoni mortore me ftesë të familjes së ish-Sekretares Albright po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1400 persona janë mbledhur në Katedralen Kombëtare të Washingtonit, për të kujtuar arritjet e saj.

Albright, e zgjedhur nga Clinton, ka qenë gruaja e parë amerikane në pozitën e sekretares së Shtetit.

Ajo ka vdekur nga kanceri në moshën 84-vjeçare.