Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, theksoi për mediumin serb TV Pink se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet në çdo mënyrë të ruajë paqen dhe stabilitetin, duke thënë se marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së kanë ndryshuar që nga nisma Ballkani i Hapur, përcjellë GazetaBlic.
“Ajo që ka ndryshuar është se ata po anën tonë të argumenteve. Ata janë më eksplicit se BE-ja në atë kritikë ndaj Prishtinës dhe Albin Kurtit, për atë që nuk kanë bërë dhe për qëndrimin e tyre të pasinqertë, duke mos u formuar asociacionin e Komunave Serbe, duke mos lejuar serbët që të marrin pjesë në referendum dhe zgjedhje. Ata tërhoqën disa lëvizje falë të cilave Prishtina hoqi taksat për mallrat”, tha Brnabiq.
Brnabiq shtoi se SHBA-së po ndihmon shumë që Prishtina që të kthehet në tryezën e bisedimeve me Serbinë.
“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me kompanitë amerikane, ne e dimë se sa fabrika kanë ardhur tek ne,” tha Brnabiq.
Brnabiq shtoi se përgjigja e ministrit Selakoviq ndaj Albin Kurtit, të cilin e quajti “Hitleri i vogël”, është plotësisht i justifikuar.
“Ai përpiqet të krijojë një Shqipëri të Madhe, dhe kjo është ajo që propaganduan nazistët. Është adekuate ta quash Kurtin Hitler i vogël,” tha Brnabiq.
Duke folur për zhvillimet e fundit në Kosovë, Brnabiq theksoi se shqetësimi për përshkallëzimin e dhunës është jashtëzakonisht i pranishëm.
“Shumë gjëra shihen, ne kemi një situatë me manastirin e Deçanit, Kurti po mohon të drejtat elementare të njeriut, nuk i lejon njerëzit të votojnë në zgjedhje. Kërkojmë nga partnerët tanë në BE dhe SHBA ta kenë këtë parasysh dhe të na ndihmojë të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha Brnabiq.


