Lajme

Montgomery: Njohja e Kosovës, mosekzistenca e Republikës Serbe dhe sanksionet kundër Rusisë në këmbim të “shportës së BE-së” për Serbinë

04/27/2022 17:23
nga:Astrit Gashi

Për Shtëpinë e Bardhë, Ballkani Perëndimor ka përparësi dhe kjo është arsyeja pse një ekipi të fortë dhe me përvojë i është besuar detyra për të arritur qëllimet e Kosovës – Serbia e njeh pavarësinë e saj brenda kufijve të saj aktual dhe Moska nuk vë veton për pranimin e Kosovës në OKB, ka thënë ish-ambasadori amerikan në Serbi, William Montgomery, përcjellë GazetaBlic.

Sipas Montgomery, qëllimi i Washingtonit është që Serbia të përputhet plotësisht me politikën e BE-së ndaj Rusisë dhe që Bosnja të jetë një shtet i vetëm, me rishikimin e marrëveshjes së Deytonit, në mënyrë që t’i japë më shumë pushtet shtetit të centralizuar dhe, nëse është e nevojshme, të përdorë autoritetin e funksionet e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkësisë ndërkombetare për të frenuar njerëzit janë të prirur të krijojnë probleme, siç është për shembull Milorad Dodik.

“Shpresoj se do ta kuptojnë këtë dhe se në fund do të përdorin aftësitë e ttyre për të bindur Shtëpinë e Bardhë se e kanë të kuptuar se kjo politikë nuk funksionon,” tha Montgomery, i cili ishte ambasadori i SHBA-së në Serbi dhe Mal të Zi, Kroaci dhe Bullgari.

Montgomery paralajmëron se presioni ndaj Serbisë për të harmonizuar politikën e saj me BE-në do të rritet, pasi lufta në Ukrainë po zgjatë.

“Presioni do të intensifikohet, presioni për tu rreshtuar kundër kundër Rusisë do të rritet dhe po rritet edhe rreziku për një luftë të tretë botërore. Kjo do të thotë se do të ketë presion më të madh ndaj Serbisë. Me fjalë të tjera, Serbia është në një pozitë të pamundur”, tha diplomati amerikan.

Montgomery shton se vetëm mund të qeshë me veprimet e BE-së, e cila sipas tij “nuk bëri asgjë për të ndëshkuar Kurtin për provokimet dhe hapat minimalë të ndërmarrë për anëtarësimin e Serbisë në Union, në fakt duke u përpjekur ta përdorë atë rrugë evropiane si një armë kundër Serbisë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë”.

“Në fakt, veprimet apo mosveprimet e Brukselit në Kosovë dhe Serbi ishin faktori kryesor pse Serbia nuk është e gatshme ta vendosë plotësisht fatin e saj në “shportën e BE-së””, tha Montgomery.

Realiteti, vlerëson ai, është se tre grupe etnike në BeH dhe dy në Kosovë “urrejnë” njëra-tjetrën, ashtu si dy dekada më parë, dhe se të dy shembujt kërcënojnë ëndrrën e një shoqërie multietnike.

“Ëndrra jonë për funksionimin e shoqërive multietnike është pikërisht kjo – një ëndërr,” tha Montgomery.