Raportime të shumta në Itali pretendojnë se kompania shtetërore e Abu Dhabit, Mubadala, është e përfshirë në marrjen e Milanit së bashku me Investcorp.
Fondi me bazë në Bahrein është në bisedime ekskluzive me Elliott për një marrëveshje prej 1.18 miliardë eurosh, e cila mund të finalizohet deri në fund të muajit dhe të shpallet në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
La Gazzetta dello Sport dhe Tuttomercatoweb raportojnë se Mubadala është gjithashtu i përfshirë në marrëveshje. Kompania shtetërore e Abu Dhabit ka 20% të aksioneve në Investcorp dhe CEO i saj Khaldun al-Mubarak, është presidenti i Manchester City.
Mubadala ka 243 miliardë dollarë aktive nën menaxhim dhe, sipas Tuttomercatoweb, po shtyn të finalizojë marrëveshjen me Investcorp.
/GazetaBlic Sport/


