Lajme

Abott bën thirrje për zgjidhjen e fatit të të zhdukurve

04/27/2022 16:12
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka bërë thirrje që të zgjidhet fati i të pagjeturve në ditën kombëtare të personave të zhdukur.

“Sot është Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur në Kosovë. Për hir të një të ardhmeje më të mirë, të gjitha familjet e të zhdukurve meritojnë përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre”.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të bëjnë më shumë për të ndriçuar fatin e personave të zhdukur”,ka shkruar Abott në Twitter.