Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Peter McCloskey dhe zyrtari i misionit të UNMIK-ut, Albert Moskoviq, do të jenë pjesë e ekipës mbrojtëse të Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, raporton agjencia e lajmeve Beta.
Siç shkruan Beta, duke iu referuar një njoftimi të Gjykatë Speciale, McCloskey dhe Moskovic do ta mbrojnë Thaçin bashkë me përfaqësuesin kryesor Gregory Kehoe dhe bashkëmbarojtësin tjetër, Pierr Richard-Prosper.
Për dy dekada, avokati amerikan McCloskey ka kryer një hetim në Tribunalin e Hagës dhe ishte kryeprokuror në gjyqet e të akuzuarve për gjenocid në Srebrenicë.Bazuar në provat e paraqitura nga McCloskey gjykata dënoi Radovan Karaxhiqin, Ratko Mladiqin, Zdravko Tolimirin, Vujadin Popoviqin dhe Ljubisha Beara për gjenocid në Srebrenicë dhe Radislav Krstiq dhe Drago Nikoliq për mbështetje dhe ndihmë për gjenocidin.
McCloskey gjithashtu prezantoi prova për vrasjen masive në Srebrenicë në procesin kundër Slobodan Millosheviqit, i cili vdiq para se Gjykata ta jepte verdiktin.


