Sporti

Tuchel e konfirmon: Rudiger do të largohet nga Chelsea,

04/27/2022 14:52
nga:L J

Skuadra e Chelseat do të luajë sezonin e ardhshëm pa mbrojtësin qendror, Toni Rudiger, pasi gjermani do të largohet nga ‘Blues’.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka konfirmuar se Rudiger do të largohet nga “Blues” dhe se klubi duhet të pajtohet me këtë situatë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk mendoj se i pëlqen askujt. Ai u jep besim të gjithëve. Duhet ta pranojmë, do ta pranojmë. Do të ketë jetë në Chelsea pa Tonin”, ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp.

Sipas mediave ndërkombëtare, Real Madrid ka arritur marrëveshje me mbrojtësin dhe se do të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare me të.

/GazetaBlic Sport