Showtime

Aktori i famshëm shtrohet me urgjencë në spital

04/27/2022 13:54
nga:Genita C

Aktori Cary Elwes, i njohur më së shumti për rolin e tij në filmin e vitit 1987 “The Princess Bride”, u shtrua në spital pasi u pickua nga një gjarpër në Kaliforninë Jugore.

Lajmin e konfirmoi vetë aktori përmes një postimi në rrjete sociale.

Aktori 59-vjeçar tha se ndihej më mirë ndërsa tregoi dhe gishtin e fryrë dhe të nxirë. Sipas mediave të huaja, Elwes ishte duke bërë punë në oborr para se të kafshohej dhe ai duhej të transportohej me helikopter në spital.