Divock Origi mund të jetë transferimi i parë i Milanit për sezonin 2022/23.
Një lojtar shumë i rëndësishëm për Liverpoolin, siç dëshmojnë fjalët e kapitenit Jordan Henderson, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ai ishte fantastik kundër Evertonit, për mënyrën se si hyri dhe për golin. Ai i do derbit, është një djalë i jashtëzakonshëm. Sigurisht që nuk do të jetë i lumtur që luan pak, por gjithmonë nxjerr më të mirën kur del në fushë”, tha fillimisht ai për mediumet angleze.
“Lëndimet nuk e kanë ndihmuar, por është një person i jashtëzakonshëm për t’u shoqëruar, edhe në dhomat e zhveshjes”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


