Lajme

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar

04/27/2022 10:15
nga:Q R

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin Suharekë-Duhël, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë marrë lëndime trupore pas këtij aksidenti në kilometrin e 33-të.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.