Lajme

Detaje të reja për vdekjen tragjike të çiftit kosovar në Francë

04/27/2022 10:11
nga:Q R

Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur në apartamentin e tyre në qytetin Epinal të Francës.

Siç raporton Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) bazuar në hetimet e para të organeve të rendit dhe drejtësisë, burri dhe gruaja janë vrarë nga plagët e marra me një mjet të mprehtë, thikë.

Sipas mediave franceze, gruaja ishte 44-vjeçe, ndëra burri 45-vjeç.

Prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon foli dje për AFP lidhur me vdekjen e dy kosovarëve.

Ai tha se hetimet janë duke vazhduar.

“Hetimi është në vijim, nuk favorizohet për momentin asnjë hipotezë për rrjedhën e ngjarjeve”, sqaroi prokurori pa dhënë më shumë detaje.

Mediat raportojnë se forcave të policisë iu është dashur të thyejnë derën që të çon në banesë për të hyrë brenda. Aty, dy trupa ishin të shtrirë në tokë.

Ajo e gruas 44-vjeçare dhe ajo e bashkëshortit të saj 45-vjeçar, të dy të vrarë me thikë, sipas hetimeve të para.

Çifti kishin shtatë fëmijë të moshave 5 deri në 21 vjeç.