Lajme

Ministri Murati: 280 mijë pensionistë kanë marrë shtesat prej 100 eurove

04/27/2022 09:25
nga:Genita C

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se me datën 15 prill shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve, raporton GazetaBlic.

Në anën tjetër, ai thotë se Qeveria Kurti është gjithmonë në mbështetje të qyetatarëve, teksa thekson se sot, në kuadër të pakos mbështetëse rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës.

POSTIMI I PLOTË:

Me datën 15 prill, shtesa prej 100 euro u është shpërndarë rreth 280 mijë pensionmarrësve.
Ndërsa sot, në kuadër të pakos mbështetëse, rreth 26 mijë familje në skemën e ndihmës sociale do të marrin dyfishin e vlerës, tashmë të rritur.
Çdoherë në mbështetje të qytetarëve!